Ka vdekur polici Xhemajl Muja nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit.
I njëjti ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka shprehur ngushëllime familjes Muja, ndërsa vdekjen e ka quajtur tragjike.
“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, është shprehur Lladrovci.
Komuna e Drenasit njofton se Xhemajl Muja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta zyrtar policor në Stacionin Policor në Drenas./Telegrafi/