
22:20 30/04/2022
Talenti i Barcelonës dhe Tottenham shprehin deshirat: Duam të luajmë me ekipin A
Kombëtaren shqiptare e pret një e ardhme mjaft e ndritur me talentet e vegjël që janë pjesë e akademive të klubeve të mëdha europiane. Ekipi kombëtar U-15 ka nisur përgatitjet në Durrës në kuadër të turneut që do të zhvillohet në Bosnje në datat 3-5 Maj, teksa trajneri Dama ka grumbulluar 22 futbollistë të vegjël.
Në këtë grumbullim janë pjesë edhe talentët, Elidjon Gjika, që aktivizohet me Barcelonën, teksa Leon Myrtaj përfaqëson ekipet e moshave të Tottenhemit. Të dy futbollistët e vegjël janë grumbulluar për herë të parë me ekipin kombëtar, teksa nuk e fshehin dëshirën që një ditë të veshin fanellën e kombëtares A.
Klan News