Home Lajme nga Bota Macron dhe Johnson paralajmërojnë: Lufta në Ukrainë do të jetë e gjatë

Macron dhe Johnson paralajmërojnë: Lufta në Ukrainë do të jetë e gjatë

33

23:52 22/04/2022

Presidenti rus akuzon Ukrainën për “jokonsistencë” në negociatat e paqes

Kryeministri britanik Boris Johnson ka pohuar se ekziston një “mundësi reale” që Rusia ta fitojë luftën në Ukrainë. Ai u shpreh se lufta mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm. Nga India, lideri britanik bëri të ditur edhe vendimin e qeverisë britanike për të rihapur Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kiev gjatë javës së ardhshme.

Edhe kreu i Elizesë, Emmanuel Macron është i të njëjtit mendim si Johnson kur deklaron për gazetatën italiane Corriere della Sera se lufta në Ukrainë do të jetë e gjatë.

Ai e mbështet arsyetimin e tij në ashpërsimin  e luftimeve në Mariupol dhe gjithë rajonin e Donjeckut por edhe në Luhansk.

Ndërkohë, ka patur dhe një bisedë mes kreut të Kremlinit  Vladimir Putin dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel me fokus, luftën në Ukrainë.

Putin deklaroi se Kievi nuk është gati të kërkonte zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët dhe se po tregohet jokonsistentë në negociata.

Sakaq, ushtria ruse planifikon marrjen e kontrollit të plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore gjatë fazës së dytë të luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër, media britanike bën të ditur se  forcat ruse kanë bërë disa përparime të ngadalta nga veriu.

Sipas Bankës Botërore, dëmet në ndërtesa dhe infrastrukturën e Ukrainës nga pushtimi i Rusisë kanë arritur afërsisht 60 miliardë dollarë.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleGërvalla: Për t’i akuzuar shqiptarët Serbia është gatshme të bëjë gjithçka
Next articleHamilton konfirmon thashethemet: Jam tifoz i madh i futbollit