Home Lajme nga Shqiperia Veliaj në darkën e iftarit që bëri bashkë personalitete dhe komunitete të...

Veliaj në darkën e iftarit që bëri bashkë personalitete dhe komunitete të të gjitha besimeve

26
0

14:14 21/04/2022

“Mirënjohës për frymën e bashkimit!”

Ambasada e Turqisë në Tiranë shtroi mbrëmë iftar për besimtarët myslimanë, personalitete të politikës, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ku ishte i ftuar edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku shprehu vlerësimin për harmoninë mes besimeve në Shqipëri, ku theksoi se mesazhi më i madh i profetit Muhamed ishte bashkimi dhe jo përçarja.

Siç thoshte Profeti Muhamed, bashkimi është mëshirë, kurse përçarja është dënim. Është një nga thëniet më të mençura për të na udhëhequr në jetën tonë. Ne mund të vijmë nga kombe të ndryshme, mund të kemi besime të ndryshme, mund të jetojmë në situata të ndryshme, mund të bëjmë punë të ndryshme, por ama kur jemi bashkë, jemi të pamposhtur. Ndaj, jam shumë krenar që jemi bashkë me ambasadorin, mikun tim, Murat Yörük, ambasadorët e tjerë, ministra e deputetë të nderuar, përfaqësues të komuniteteve të tjera të besimit, si dhe të gjithë ata që i shërbejnë komunitetit tonë apo është thirrur të shërbejë diku”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën dhe kontributin e çdokujt që na u gjend në ditë të vështira, si tërmeti apo pandemia, ku veçoi kontributin e vendit mik, Turqisë.

Gjatë kohës së tërmetit dhe të pandemisë ne mësuam kush ishin miqtë e vërtetë. Me ambasadorin jemi takuar shpesh, një herë për kënd lodrash, një herë për një kopsht, një herë për një çerdhe, një herë për një shkollë, në Fier për një spital, në Laç për një qytet të ri, dhe unë besoj se të keqen e largojmë, jo duke sharë, por duke bërë një të mirë që na çliron prej saj. Ndaj, në emër të qyteti tonë ju falënderoj shumë për shërbimin që bën secili prej jush, qoftë në familje, në punë, në qytet”, tha Veliaj./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleVranët dhe riga shiu, parashikimi i motit për dy ditët në vijim
Next articleLevits për hapjen e negociatave RMV – BE: Çështjet historike duhet të lihen anash

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here