HomeLajmeLajme nga KosovaIsh-gazetari amerikan: 23 vite më parë në Kosovë pash kufomat e hedhura në puse nga serbët – e tmerrshme që e njëjta histori po përsëritet në Ukrainë

Ish-gazetari amerikan: 23 vite më parë në Kosovë pash kufomat e hedhura në puse nga serbët – e tmerrshme që e njëjta histori po përsëritet në Ukrainë

Ish-gazetari i Washington Post, R. Jeffrey Smith ka kujtuar kohën kur ai kishte raportuar 23 vjet më parë për largimin e forcave serbe nga Kosova.

Ai kujton se kishte parë trupat e shqiptarëve të hedhur në puse nga serbët. Smith përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e njëjta histori po përsëritet tani në Ukrainë.

“23 vjet më parë, unë isha në Kosovë ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, duke raportuar për WP. Ndër gjërat më të pakuptueshme që u panë atë ditë: Kufomat e hedhura nga serbët në puse. Historia po përsëritet tani në Ukrainë, me trupa të gjetur në puset ku u tërhoqën rusët”, ka shkruar Smith.

Ish-gazetari i Washington Post, R. Jeffery Smith

Ish-gazetari më tej shtron pyetje se pse po ndodh përsëri kjo gjë, duke shtuar se kjo është një formë primitive e luftës biologjike me trupat që synojnë të helmojnë puset dhe t’ua mohojnë ujin e pijshëm banorëve vendas.

Smith më tej tregon se ishte tronditur nga ajo që kishte parë në Kosovë 23 vite më parë, gjë e cila po shfaqet edhe tani në luftën në Ukrainë.

“U trondita plotësisht nga ajo që pashë në Kosovë, kufomat e futura në puse vetëm disa metra larg. E kisha të vështirë të imagjinoja që njerëzit mund të kishin kaq pak respekt për të tjerët — njerëzit me familje që do të shihnin se çfarë ishte bërë dhe duhet të merrnin trupat. Mjerisht, në Kosovë ajo shkoi dorë për dore me një mjet tjetër të degradimit të qëllimshëm: përdhunimin masiv. Dhe kjo gjithashtu është shfaqur tani në Ukrainë”, shkruan Smith.

Smith tutje shkruan se kjo e bën të qartë se kjo nuk është vetëm një luftë për tokë, apo burime, por është më personale për ushtarët e përfshirë.

Ai thekson se ushtarët janë indoktrinuar të imagjinojnë se armiqtë e tyre janë më të këqij se ata, janë nënnjerëzor dhe duhet të degradohen dhe t’u mohohet aftësia e tyre për të jetuar jetë normale.

“Me pak fjalë, ata vetë janë helmuar rëndë. Është e tmerrshme të shohësh që kjo histori të përsëritet”, ka shkruar Smith. /Telegrafi/




Huazuar nga

No comments

leave a comment