Home Lajme nga Bota Gjermania rrit ndihmën ushtarake në 2 miliardë Euro për Ukrainën

Gjermania rrit ndihmën ushtarake në 2 miliardë Euro për Ukrainën

26
0

23:40 16/04/2022

Qeveria gjermane i përgjigjet thirrjeve të Kievit për më shumë armatime

Qeveria gjermane ka planifikuar të rrisë buxhetin e saj të ndihmës ushtarake për vitin 2022 në 2 miliardë Euro, kësti më i madh i caktuar ndonjëherë  për Ukrainën. Lajmin e ka konfirmuar ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Fondet do të shkojnë kryesisht Ukrainën,” shkroi Lindner në Tëitter.

Qeveria gjermane nisi  të ashtuquajturën “Iniciativa e Kapaciteve” në vitin 2016 për të mbështetur partnerët e saj globalë me fokus sigurinë. Në të kaluarën, fondet janë përdorur për të mbështetur ushtrinë, por edhe policinë dhe agjencitë e kontrollit të fatkeqësive.

Madhësia e fondit tani do të rritet në mënyrë drastike për shkak të luftës në Ukrainë, pas vendimit të qeverisë gjermane për të thyer doktrinën e saj ushtarake për të mbështetur Kievin përmes dërgesave të armëve.

Vendimi vjen pas presionit nga pala ukrainase që Berlini të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve ushtarake në përgatitje për ofensivën e pritshme ruse në shkallë të gjerë në lindje të vendit.

Gjermania e ka furnizuar Ukrainën me pajisje të ndryshme  ushtarake  përfshirë raketa, mitralozë dhe municione, por jo armë të rënda si tanke, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Klan News




Huazuar nga

Previous articlePapa dënon mizoritë e luftës në Ukrainë në vigjilje të Pashkëve
Next articleMesha e Pashkës, ​Gjergji: Vetëm Krishti i ringjallur mund të na nxjerr nga errësira e frikës dhe pasiguria e jetës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here