HomeLajmeLajme nga BotaFurnizimi me armë i Ukrainës, Rusia-Perëndimit: Mos i hidhni benzinë zjarrit, do të ketë pasoja të paparashikueshme

Furnizimi me armë i Ukrainës, Rusia-Perëndimit: Mos i hidhni benzinë zjarrit, do të ketë pasoja të paparashikueshme

08:58 16/04/2022

Rusia ka paralajmëruar zyrtarisht SHBA-në dhe vendet e tjera aleate kundër furnizimit me armë Ukrainës.

Paralajmërimi erdhi në formën e një shënimi diplomatik zyrtar nga Moska, një kopje e së cilës është publikuar në mediat amerikane. Shënimi diplomatik prej dy faqësh, i dërguar DASH-it nga ambasada ruse në Uashington, paralajmëron se furnizimi me armë nga SHBA dhe NATO po i “hedh benzinë zjarrit” sa i përket konfliktit në Ukrainë dhe mund të çojë në atë që diplomati rus i referohet si “pasoja të paparashikueshme”.

Letra është dërguar të martën pasi SHBA shpalli një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. Ndihma ushtarake amerikane vjen në një moment kur forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të fortë në rajonin e Donbasit javët e ardhshme. Që prej fillimit të luftës, SHBA ka furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake deri në shifrën prej 3 miliardë Dollarë./tvklan.al




Huazuar nga

No comments

leave a comment