Home Lajme nga Kosova AGK-ja dënon sjelljen e ministrit Sveçla ndaj gazetares në konferencën e sotme

AGK-ja dënon sjelljen e ministrit Sveçla ndaj gazetares në konferencën e sotme

27
0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sjelljen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën për shtyp të mbajtur sot, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ministri Sveçla i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares, Besarta Hoti, të portalit “Periskopi”, e cila e ka pyetur për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.

Sipas AGK-së, sjellja e Sveçlës është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste.

“Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren. AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave”, thuhet në reagimin e kësaj organizate./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleBE-ja dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës, kërkon të shmangen tensionet
Next articleMaska, një detyrim që s’e respekton askush

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here