Home Lajme nga Shqiperia Brataj: Situata më e mirë që nga nisja e pandemisë, por maskat...

Brataj: Situata më e mirë që nga nisja e pandemisë, por maskat nuk hiqen

29

15:52 13/04/2022

10 vizita në shtëpi për Covid nga 127

Shifrat e infektimeve me Covid kanë rëne ndjeshëm. Kjo është reflektuar edhe tek thirrjet që shkojnë në drejtim të urgjencës kombëtare dhe shtrimet në spitale.

Brataj: S’ka qenë asnjëherë më mirë se kaq deri në këtë moment që flasim, numrat janë ulur shumë sa i përket thirrjeve në përgjithësi, janë 5 deri në 10 vizita në gjithë Shqiperinë të cilat 2 apo 3 shkojnë drejt spitalit.

Pandemia nuk pritet të shënojë një tjetër kthesë veçse fundit të saj.

Brataj: Është një ecuri fiziologjike e pandemisë, jemi në bishtin e saj. Sado variante të reja të ketë, janë të dobësuara. 93% e të infektuarve janë asimptomatik. Mendoj se jemi drejt fundit të pandemisë.

Por edhe pse drejt fundit dhe me një situatë të qetë, Brataj thotë se ende mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura është i nevojshëm.

Brataj: Duhet të jemi të kujdeshëm të këputet njëherë zinxhiri i këtij infeksioni, kështu që kur diskutojmë për maskën, diskutojmë për një gjë që është prezent akoma, që ka rezultuar efikase, është tjetër gjë nëse respektohet apo jo, por si profesionist nuk mund të them të hiqet maska kur virusi është prezent akoma.

Shqipëria është një ndër të paktat vende që ka ende detyrim mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura kur shifrat e Covid janë të njëjta me ditët e para të pandemisë.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleBytyqi: SASHK të ndërpresë grevën dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve
Next articleShaqiri: Nga greva humbin të gjithë, me negociata do të arrijmë në zgjidhje reale