Home Lajme nga Maqedonia Shumë rrugë në Tetovë ende në baltë

Shumë rrugë në Tetovë ende në baltë

394
0

Tani pesë muaj një pjesë e madhe e infrastrukturës rrugore në Tetovë e cila iu nënshtrua rikonstruimit ka mbetur në gjysmë. Pas ardhjes së përbërjes së re komunale, projektet u stopuan, me qëllim revidimin e tyre, dhe hetimin për shkelje eventuale, ndërsa u premtua se, me përmirësimin e motit të njëjtat do të vazhdojnë të asfaltohen.

Në gjendje më të vështirë, mbetet rruga “Strasho Pinxhur”, ku juanë të përqendruar rreth 100 biznese të vogla, e të cilat kanë humbje të mëdha fillimisht nga pandemia, dhe tash e pesë muaj nga mungesa e kalimtarëve si pasojë e shkatërrimit të rrugës.

“Kjo rrugë na pengon tepër, pluhur shumë ka, qarkullimi nuk është si duhet s`ka këmbësor, gjendje e jashtëzakonshme është kjo. Tregtinë e ka dëmtuar 90 për qind“, tha një banor.

Në gjendje të këtillë janë edhe disa rrugë të tjera nëpër qytet që tash e pesë muaj nuk janë prekur. Nga komuna e Tetovës thonë se punimet në këto rrugë të mbetura do të nisin në prill. Ndërsa vonesat i arsyetojnë me motin e ftoftë dhe me ngrica që ka bërë që të mos mund të punohet me asfalt. Premtojnë fillim të punimeve më fillim të prillit.

“Me atë rrugë tashmë jemi në fazën e përgatitjeve përfundimtare të projektit dhe do ndërhyjmë me ujësjellësin e ri dhe kanalizimin sepse nuk ishin paraparë në projektin e filluar vitin e shkuar. Sipas parashikimeve tona deri në fund të qershorit do e dorëzojmë si projekt. Planifikojmë të fillojmë me përmirësimin e kushteve klimatike sepse bazat e asfaltit nuk janë me punë”, tha Memet Jonuzi. Shef i sektorit për veprimtari komunale

Sipas Jonuzit, në disa punë që kishin filluar para zgjedhjeve, ka munguar projekti i mirëfilltë për asfaltimin e tyre, andaj është dashur që të ribëhen ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve që presin asfaltimin por edhe atyre që u asfaltuan, janë bërë shtrimet me asfalt pa u rregulluar kanalizimi fekale, atmosferik dhe rrjeti i ujësjellësit, gjëra këto që kanë bërë që punët të rinisen nga e para. /Alsat/




Huazuar nga

Previous articleBarazim në Manchester City-Liverpool – Tv Klan
Next articleBorissov kërkon të qartësohet qëndrimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here