HomeLajmeLajme nga BotaMe mijëra largohen nga rajoni lindor i Donbas

Me mijëra largohen nga rajoni lindor i Donbas

14:25 06/04/2022

Mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga rajoni i Donbasit në Ukrainë. Kjo vjen në një kohë kur Rusia e ka zhvendosur fokusin e luftës së saj pikërisht në lindje të Ukrainës.

Familjet kanë qëndruar në radhë në stacionin qendror Kramatorsk për ditë të tëra dhe disa u kanë thënë lamtumirë të dashurve që qëndrojnë pas.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase u bënë thirrje njerëzve që të evakuohen nga rajoni lindor i Luhanskut, teksa 5 korridore humanitare janë planifikuar këtë të mërkurë në zonë./tvklan.al




Huazuar nga

No comments

leave a comment