Trajneri i Belgjikës kërkon ekip të ri për Lukakun e Hazard

40


15:11 04/04/2022

Pak muaj para Kupës së Botës në Katar, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez nuk e fsheh shqetësimin për krizën e sulmuesit të Chelsea, Romelu Lukaku. Në një intervistë për “The Sun”, ai pranoi se futbollisti nuk po kalon një moment të mirë psikologjik dhe i kërkon që të ndryshojë skuadër.

Pres që disa lojtarë të ndërrojnë ekip gjatë verës dhe këtu i referohem Lukakut dhe Hazard”, tha mes të tjerash Martinez. Një sinjal ky që do të trembë jo pak skuadra si Chelsea dhe Reali i Madridit. Lamtumira e Lukakut nga Blutë është një skenar aktualisht i pamundur, duke parë edhe penalitetet e vendosura ndaj skuadrës britanike. Për kartonin e tij, londinezët kërkojnë jo më pak se 100 milionë Euro dhe kjo është arsyeja që ka shumë pak të interesuar për shërbimet e tij.

Gjithsesi Inter, PSG, Real Madrid, Bajern Mynih dhe Arsenal presin zhvillime në këtë pistë. Ndërkaq, sa i përket Hazard, minutat me fanellën e Realit janë me pikatore dhe dy vitet në kontratën e tij e pengojnë shumë klubin mbretëror në ofensivën për ta shitur.

Klan News





Huazuar nga