Të enjten seanca e radhës e Kuvendit të Kosovë, në rend dite shqyrtimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë

64


Debati parlamentar për politikë të jashtme do të mbahet të martën e 12 prillit, ndërsa më 7 prill në rend dite është shqyrtimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Kështu ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Ju njoftojë se seanca e radhës së Kuvendit mbahet me 7 prill, ditën e enjte me agjendën si vijon. Përveç pikave të zakonshme dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare shqyrtimi i parë për plotësimi ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pastaj shqyrtimi i parë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se në rend dite do të jetë edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtarë të Komisionit të Pavarur të Medieve nga radhët e komunitetit shqiptar.

“Pikë tjetër është shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin Ligjit për Zyrtarët Publikë. Shtesë kësaj është caktuar që debati parlamentar për politikën e jashtme të mbahet të martën më 12 prill me fillim në ora 13:00. Arsyeja e orës 13:00 është se dita e marte është ditë e komisioneve funksionale”, tha ajo. /Telegrafi/





Huazuar nga