Sot luhen dy përballjet mbyllëse të fazës së tretë të Superligës

39


13:02 04/04/2022

Pasditen e sotme do të luhen edhe dy përballjet që kompletojnë javën e 27-të të Superligës shqiptare dhe atë që mbyll fazën e tretë të elitës së futbollit në vend. Në “Elbasan Arena” zhvillohet përballja më e fortë. Partizani pret Laçin me misionin për t’u kthyer tek fitorja pas tre javësh.

Ndërkohë në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Kastriotin në një duel me tepër interes për fatet e dy ekipeve. Shkodranët duan të konfirmohen në zonën europiane, ndërsa krutanët të largohenr nga zona e ftohtë e renditjes. Të dy sfidat luhen në orën 17:45.

Klan News





Huazuar nga