Polemika pas derbit të Italisë

36


12:26 04/04/2022

Juventus vajton rastet e humbura, Inter i falet sistemit VAR e hap garën për titull

Inter thyen tabunë e transfertës pas 10 vitesh, duke mposhtur mes polemikash Juventusin dhe rihapur garën për titullin e Seria A. Zikaltrit nuk shkëlqyen në fushën e blertë, gjithsesi arritën që të merrnin tre pikëshin dhe të ngjiteshin në vendin e tretë me 63 pikë. Episodi më i diskutuar dhe ai që vulosi gjithçka ndodhi në fundin e pjesës së parë, me sistemin VAR që akordoi dy herë një penallti tepër të kontestuar nga torinezët.

Kjo solli dhe reagimin e trajnerit të bardhezinjve, Massimiliano Allegri në stol, i cili hoqi këmishën duke e hedhur në tokë. Pas sfidës, tekniku 51-vjeçar nuk preferoi të ndalet te këto polemika, ndërsa konfirmoi se tashmë fokusi do zhvendoset për një vend në Champions.

Tre pikët ndaj Juventusit afrojnë akoma dhe më shumë me kreun Interin. Inzaghi pas duelit u shpreh i lumtur për këtë sukses, teksa shtoi se do të përpiqen për të rikuperuar diferencat me kryesuesit e Milanit dhe Napolit. Me këtë fitore, Inter konfirmohet në vendin e tretë, duke u shkëputur me 4 pikë nga Juventusi ndjekës.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga