​Osmani: Serbia ua pamundësoi serbëve të Kosovës për të votuar në vendin tonë

38


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia ka bërë lloj-lloj propagande duke synuar që t’i paraqes institucionet e Kosovës se kinse kanë shkelur të drejtën e serbëve për të votuar por e vërteta ka qenë shumë larg kësaj sepse në fakt ka qenë Serbia ajo që e ka parandaluar të drejtën e serbëve për të votuar në Kosovë.

Osmani në konferencën për media me rastin e një vjetori të marrjes së detyrës si e para e shtetit, tha se për fat të keq të Serbisë dhe gjithë rajonit nuk ka një ndryshim pozitiv në kontest të mentalitet që udhëheq Serbinë.

“Për fat të keq vazhdon një mentalitet i viteve të 90 ku Serbia vazhdon ti sheh shtetet e tjera në rajon, në veçanti Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën si shtet të përkohshme, mirëpo tashmë besoj që e kanë të qartë që të trija këto shtete janë shtete të përhershme dhe pavarësisht rolit destabilizues që Serbia si satelit i Rusisë, vazhdimisht e luan në rajonin tonë, askush nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga e drejta jonë për të ekzistuar si vend i lirë, sovran dhe i pavarur në rajon e përtej”, tha ajo.

Sipas saj, Serbia ka vazhduar me lloj lloj propagandash sa i përket votimit të serbëve të Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

“Propagandë e cila ka synuar që t’i paraqes institucionet e Kosovës se kinse kanë shkelur të drejtën e serbëve për të votuar. E vërteta ka qenë shumë larg kësaj sepse në fakt ka qenë Serbia ajo që e ka parandaluar të drejtën e serbëve për të votuar. Institucionet e Kosovës u kanë dhënë të drejt qytetarëve serbë që kanë dy shtetësi që të votojnë nëpërmjet zyrës ndërlidhëse, qoftë nëpërmjet postës apo edhe duke nënshkruar një marrëveshje bilaterale e cila do të respektonte praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim. Pra kanë qenë tri opsione, asnjëra nga të cilat nuk është pranuar nga ana e Serbisë… përgjatë kësaj periudhe, si presidente e vendit roli imë ka qenë që të sigurohem që modaliteti që diskutohet të jetë në përputhe të plotë pe Kushtetutën, ligjet e vendit dhe të respektojë në plotni sovranitetin e vendit. Ajo që ka ardhur si propozim nga Serbia nuk i ka respektuar asnjërën nga këto parime, pra ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe meqenëse e ka konsideruar Kosovën si territor të saj për të cilën ka të drejt të saj, natyrisht që ka qenë shkelje e qartë e sovranitetit tonë dhe ka qenë tendencë e Serbisë për ta shtrirë sovranitetin nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve”, tha ajo.

Ajo shtoi se që nga 22 shkurti janë emëruar nga strukturat ilegale 80 komisionerë zgjedhor. Derisa foli edhe për shqiptarët në Serbi.

“Serbia ua ka ndaluar shqiptarëve në Presheve, Metvegjë e Bujanoc, diku 6 mijë sipas raportimeve të drejtën e tyre me votë dhe sipas Komitetit të Helsingit nëpërmjet kësaj ata po kryejnë spastrimetnik nëpërmjet mjeteve administrative“, tha ajo.

Ajo vazhdoi Policinë dhe Inteligjencën për angazhim të djeshëm në mbrojtjen e sovranitetit të vendit.





Huazuar nga