Një penallti vendos ndeshjen Juventus-Inter

48


15:20 04/04/2022

Allegri: Pranoj rezultatin. Inzaghi: Fituam me meritë

Një penallti që u godit dy herë solli shumë rrëmujë, gati kaos në fushën e lojës, por vendosi fatin derbit të italisë mes Juves dhe Interit. Nuk e diskuton Allegri për asnjë moment vendimin e VAR, fillimisht në akordimin e 11-metërshit, dhe as vendimin e kryesorit për ta përsëritur.

“Duhet të pranojmë me qetësi rezultatin në fushë”, tha Allegri.

Trajneri i Juves dorëzohet në luftën për titull.

“Duhet të konsolidojmë vendin e katërt. Duhet të lëmë mënjanë këtë ndeshje dhe duhet të shkojmë në finalen e Kupës. Sonte lojtarët bënë një paraqitje shumë të mirë. Vitin e ardhshëm duhet të nisemi me këmbë të mbarë për të fituar kampionatin”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Për Interin ishin disa gëzime në një ndeshje. Fituan përballë rivalit. E arritën këtë pas 11 vitesh që nuk fitonin në këtë stadium.

“Lojtarët u treguan shumë të zotë. Luajtën të përqendruar. E dima sa e vështirë është të fitosh këtu. Në këtë moment jemi në ndjekje të Milanit dhe Napolit. E dimë që do të jetë e vështirë por do të bëjmë gjithçka”, u shpreh Inzaghi.

Ishte fundi i pjesës së parë të takimit që vendosi gjithçka. Një ndërhyrje e gabuar në zonë nga lojtarët e Juventus, solli penallti në dëm të bardhezinjve nga VAR.

Goditja e Çalhanoglu i prit fillimisht nga portieri Shezni dhe në një rrëmujë topi u dërgua në rrjetë nga vetë lojtarët e Juves. Ishte faull dhe arbitri urdhëroi përsëritjen. Kësaj radhe goditja ishte edhe më e fortë dhe përfundoi në rrjetë. Inter mbetet ende me shpresa për të mbrojtur titullin kampion.

Tv Klan





Huazuar nga