Miteva: Bisedimet e fundit me Bullgarinë janë rezultat i politikave katastrofale të LSDM-së, Kovaçevskit dhe Osmanit

46


Zëdhënësja e LSDM-së, Marija Miteva në konferencë për shtyp u shpreh pasojat që dalin nga bisediemt mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë rezultat i politikave katastrofale të qeverisë.

“Edhe një herë Bullgaria ka një arsye shtesë për të shpallur sukses, ndërsa qeveria e Maqedonisë ka arsye më shumë për heshtje. Edhe një herë u vërtetua për se për politikat e dëmshme, opinioni i Maqedonisë merr vesh nga komunikatat në bullgare”, tha Miteva.

Ajo shtoi se i ashtuquajturi sukses është edhe një humbje për historinë e Maqedonisë, identitetin maqedonas.

“Kovaçevski hesht, ndërsa pala bullgare korën sukses në bisedimet në komisionin historik. Atmosfera e ashtuquajtur pozitive tani rezulton me marrëveshjen për Mbretin Samuil. LSDM, Kovaçevski dhe Osmani me ditë shmangen për të dhëna përgjigje konkrete”, tha Miteva.





Huazuar nga