Lindita Nikolla takim me Yuri Kim

41


18:04 04/04/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua sot, në Kryesinë e Kuvendit, me Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim.

Gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis ShBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë; rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh./tvklan.al





Huazuar nga