Kurti-Minxhozi, kujtojnë pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova u strehuan në Shqipëri

45


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Takimi i sotëm përkoi me përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria në viti 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kurti dhe ambasadori Minxhozi gjatë takimit të tyre kujtuan pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova u strehuan në Shqipëri.

Përgjatë takimit, ata folën edhe për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ku u veçua ajo mbi lejeqëndrimet, e cila po gjen zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar.

Këto tre marrëveshje hapin një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.





Huazuar nga