Kovaçevski: Janë marrë masa ndaj zyrtarëve të Maqedonisë që dyshohet se punojnë kundër marrëdhënieve me Bullgarinë

39


Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në një nivel shumë më të mirë dhe shumë më të lartë komunikimi sesa në periudhën para ardhjes së dy qeverive të reja, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një konferencë për media në Manastir, kryeministri Kovaçevski konfirmoi se janë marrë masa ndaj zyrtarëve të Maqedonisë që dyshohet se punojnë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore të dy vendeve.

“Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në një nivel komunikimi shumë më të mirë dhe shumë më të lartë se sa ishin në periudhën para ardhjes së dy qeverive të reja. Menjëherë vendosëm dialogun me kryeministrin e Bullgarisë, më pas patëm një seancë të përbashkët qeveritare në Sofje ku u formuan grupe dhe filluan punën me rezultate tashmë të dukshme në fusha të ndryshme të rëndësishme për qytetarët, por edhe për subjektet ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës, zhvillimin e arsimit, ndërsa sot është takimi i grupit punues për integrime evropiane.

Në seancën e përbashkët të qeverisë kanë marrë pjesë edhe bashkëkryetarët e Komisionit Historik dhe për ta është karakteristikë që punojnë sipas metodologjisë së tyre, pavarësisht nga politikanët dhe grupet e tjera të punës. Kur në atë komision ka qëndrime të përbashkëta, atëherë bashkërisht i publikojnë dhe i dërgojnë në qeveri. Për momentin nuk ka asnjë propozim nga Komisioni për Histori për dy qeveritë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se është thelbësore që komisioni t’i zhvillojë bisedimet në frymë pozitive sepse faktet dhe njohuritë historike duhet të jenë bazë e mirë për ndërtimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje./Telegrafi/





Huazuar nga