Javën e ardhshme seanca për politikën e jashtme, Deliu-Kodra: Ky debat do ta zgjoi Qeverinë

43


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca për të diskutuar për politikën e jashtme do të mbahet javën e ardhshme, më 12 prill.

Ajo bëri të ditur se debati parlamentar për politikën e jashtme dështoi javën e kaluar për shkak se jashtë shtetit ishin kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Kemi parashtruar disa herë kërkesën për mbajtjen e debatit parlamentar për politikën e jashtme. Mendoj që është debat që i kontribuon vendit dhe zgjon qeverinë. U vendos që më datën 12 të diskutohet për politikën e jashtme”, tha Deliu-Kodra.

Ndryshe të enjten Kuvendi mbanë seancën e radhës ku në rend dite janë disa pika për shqyrtim. /Telegrafi/





Huazuar nga