Fayot, Osmanit: Vlerësoi angazhimin në luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit

46


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luxemburgut,  Franz Fayot.

“Gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Luxemburgun si një nga kontribuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Në veçanti, Presidentja Osmani u falënderua për angazhimin e Luxemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Fayot vlerësoi progresin e gjithëmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, dhe diskutuan potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikbërje më efektive. /Telegrafi/





Huazuar nga