Edhe dy terrene sportive i shtohen Tiranës

43


09:49 04/04/2022

Bashkia ndërton fushë basketbolli dhe volejbolli në bllokun “Shefqet Musaraj”

Pas fushës së re të basketbollit pranë rrugës “Emil Legrand” një javë më parë, kryeqytetit i shtohen edhe dy terrene të reja sportive që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rehabilitojë ish-fushën e vjetër të basketbollit në bllokun e banimit pranë rrugës “Shefqet Musaraj” duke i rikthyer të gjithë parametrat.

Gjithashtu të rinjtë dhe të rejat do të kenë edhe një fushë volejbolli e cila do të plotësojë të gjitha sdtandardet. Fushat do të shërbejnë jo vetëm për aktivitete sportive, por dhe për takimet e komunitetit të zonës. Të dyja terrenet e reja sportive do të jenë të pajisura edhe me prozhektorë që do të mundësojnë shfrytëzimin e tyre edhe në orët e vona të mbrëmjes.

Krahas rehabilitimit të blloqeve të banimit, Bashkia e Tiranës ka treguar një vëmendje të veçantë dhe për shtimin e terreneve sportive me qëllim masivizimin e sportit në kryeqytet.





Huazuar nga