Dita e 40 e luftës: Zelensky akuzon Rusinë për genocid

44


08:24 04/04/2022

◾Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar trupat ruse për genocid, duke e quajtur se kërkon “eliminimin e të gjithë kombit dhe popullit”.

◾Ai tha se në Ukrainë ka më shumë se 100 kombësi dhe shtoi se sulmet janë kryer për të “shfarosur të gjitha këto nacionalitete”.

◾Deklaratat e Zelensky-t vijnë pasi në qytetin e Bucha u gjetën të paktën 20 trupa të pajetë në rrugë.

Uraina ka akuzuar Rusinë për “masakër të qëllimshme” në Bucha, por Rusia i ka quajtur këto pretendime si proppagandë lufte.

◾Ndërkohë që forcat e Rusisë tërhiqen nga zonat afër Kievit, po shtohen dëshmi për vrasje të civilëve.

◾Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka përshkruar skenat e trupave në rrugë si një “goditje nën brez”./tvklan.al





Huazuar nga