Bie numri i aksidenteve gjatë vitit 2021 në Maqedoni

45


Viti i kaluar 2021 ishte viti me numrin më të vogël të viktimave në trafik në 15 vjetët e fundit, kurse të dhënat e tre mujorit të parë të vitit 2022 tregojnë se edhe këtë vit vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të viktimave në aksidente trafiku. ,

Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, kurse nga tani edhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup vazhdojnë me aktivitetet me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës në trafik dhe në këtë mënyrë në zvogëlimin e viktimave në trafik, kurse sot në Strugë është organizuar aksioni në kuadër të fushatës “Edhe unë edhe ti-Të gjithë jemi këmbësorë! Siguria në vend të parë!”.

“Minitria e Punëve të Brendshme, së bashku me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup, vazhdoi me aktivitetet e fushatës për përmirësimin e kushteve të sigurisë për kategorinë e pjesëmarrësve më të rrezikuar në trafik-këmbësorët, nën moton “Edhe unë edhe ti-Të gjithë jemi këmbësorë! Siguria në vend të parë!”. Kjo fushatë do të realizohet në disa muaj gjatë së cilës do të përfshihen numër i madh i qyteteve. Në fushatë theksi do të jetë në arsyet për shkak të cilave këmbësorët pësojnë në aksidentet e trafikut, do të rikujtojmë në rregullat dhe rregulloret në trafik të cilat kanë të bëjnë me këmbësorët, kurse në mënyrë të vazhdueshme do të jepen rekomandime për sjelljen edhe të këmbësorëve për arsye se siguria e këmbësorëve dhe e shoferëve është brengë e përbashkët dhe duhet së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në trafik”, tha kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska.

Ndihmësministri për Marrëdhënie me Publikun në MPB, Toni Angellovski theksoi se duke falenderuar aktivitetet e këtilla ngritet niveli i kulturës në trafik, kurse në këtë mënyrë po zvogëlohet numri i viktimave në trafik.

“I falenderoj qytetarët të cilët na u bashkangjitën dhe me sjelljet e tyre në trafik japin kontribut për siguri më të madhe në trafik. Të gjithë së bashku doemos duhet të ngrisim nivelin e kulturës në trafik. Pikërisht si rezultat i këtyre aktiviteteve të cilat i zbatojmë viteve të kaluara evident është trendi i rënies së numrit të viktimave në trafik i cili numër për çdo vit po zvogëlohet, por nënkuptohet se edhe një viktimë për ne është shumë, për këtë vazhdojmë të punojmë në mënyrë intensive që edhe më shumë ta zvogëlojmë këtë numër. Vitin e kaluar 2021 ka pasur 116 viktima edhe ky vit ishte viti me numrin më të vogël të viktimave në 15 vitet e fundit, kurse të dhënat në tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se edhe në këtë vit vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Në tremujorin e parë të vitit 2022 kemi 18 viktima, që është 10 më pak në krahasim me vitin e kaluar, kur ka pasur 28 viktima. Vetëm në muajin mars të vitit 2022 kemi katër viktima, kurse në mars të vitit 2021 ka pasur 16, numër që është katër herë më i madh nga marsi i vitit 2022”, informoi Angellovski..

Në rajonin e SPB Ohër në mars të vitit 2022 nuk ka asnjë viktimë, kurse në mars të vitit 2021 ka pasur katër viktima.

“Përveç aksioneve parandaluese, vazhdojmë edhe me kontrollimet aksionale të përforcuara për sanksionimin e atyre pjesëmarrësve në trafik të cilët nuk i respektojnë rregullat. Gjatë mbrëmjes së kaluar janë sanksionuar 83 shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vende për kalimin e këmbësorëve.

Në tre muajt e parë të vitit 2022 gjithsej janë sanksionuar 2298 shoferë të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, kurse janë sanksionuar edhe 2784 këmbësorë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut”, tha Angellovski.





Huazuar nga