Berisha për 73-vjetorin e themelimit të NATO-s: Kosova ta ketë prioritet anëtarësimin në këtë organizatë

39


73 vjet më parë u themelua aleanca më e fuqishme ushtarake botërore e njohur si NATO.

Me këtë rast ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha ka kujtuar nevojën që Kosova të ketë prioritet anëtarësimin në këtë organizatë të sigurisë.

“NATO (North Atlantic Treaty Organisation) është themeluar me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel. Në përvjetorin e 73-të, Kosova shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e përjetshëm për çlirimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1999”.

Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se duhet kuptuar që NATO dhe SHBA janë shumë të rëndësishme për Evropën sdidomos pas agresionit rus ndaj Kosovës.

“Në përvjetorin e 73-të, shtetet europiane e kuptojnë më mirë se kurrë rëndësinë e kësaj aleance dhe të SHBA-ve, për sigurinë e tyre, tash kur agresioni rus në Ukrainë dëshmon ambicien e shfrenuar për dominim të saj në kontinentin europian”.

Berisha thotë se prioriteti kryesor i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO

“Në vazhdimësi e kam theksuar, e sidomos në periudhën kur kam kryer detyrën e zëvendësministrit të jashtëm, përgjegjës për NATO, se prioriteti kryesor i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO”, ka shkruar tutje ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha./Telegrafi/





Huazuar nga