Banorët e Kërçovës, dyshime për regjistrimin

47


Imigrimet e mëdha të familjeve kërçovare në mërgim kanë bërë që numri i popullatës të zvogëlohet. Por edhe përkundër kësaj kërçovarët shumë pak iu besojnë rezultateve të regjistrimit. Sipas disa banorëve kjo është Marrëveshje politike.

“Po ata janë njerëzit, kanë shkuar edhe në migrim, këta janë. Nuk është normale por nuk e di çka është puna, le të merren politikanët që i kemi votuar”, tha një qytetar

“Ikën në mërgim të rinjtë, pleqtë si mua mbetën këtu, nuk i pranon askush. Ato që mundin ikin, ne pleqtë çka të bëjmë që mbetëm këtu. A do iknit edhe Ju? Do iknim por askush nuk na pranon nuk mund të punojmë”, qytetar

“Migrim ka sigurte, por ka edhe disa punë të fshehura, kjo 100% ta them sinqerisht shumë pak besoj, shumë pak, sepse e shoh që edhe në popullatën, turke, rome, shqiptare tek të cilët janë zvogëluar në regjistrim”, qytetar

“Shumë e thjeshtë është sepse prej në 2001-in duhej të përmirësohen gjërat, jo të shkonin kundra, ashtu ishin idealet, të bëjmë luftë të fitojmë të drejtat tona, të kthehen gurbetçitë si unë që janë, të investojmë, të hapim fabrika, fabrika e fabrike. Duhet se inteligjenca të rinjve shqiptarë është jashtë, këtu kanë mbetur hajvantë më të mëdhenj. Sa i besoni rezultateve? Marrëveshje 100 për qind, e atij dhe këtij, mos ja përmend emrin, por që është prej Zajazi?”, qytetar

“Popullata ka ikur, dihen shkaqet, fukarallëk këtu, papunësi e madhe, mendojnë se jetën më të mirë e gjejnë në perëndim. Këtu shihet vetë situata. E shikoni për sa kohë jeni këtu që brenda 5 minutave vetëm 2-3 njerëz kalojnë, nuk ka njerëz, kjo është…”, qytetar

“Nuk jam ekspert i këtyre çështjeve, por përderisa politika është aq e shtrembëruar, interesi kombëtar ka ra, nga ky pushtet që kemi sot për sot çdo gjë është e mundur, ndoshta do e humbim edhe vet komunën e jo veç flamurin. Derisa njerëzit dalin prej këtu e largohen këto gjëra janë të pritshme”, qytetar /Alsat/





Huazuar nga