“Vlerësimi psikologjik i mësuesve, absurd”

49


22:14 03/04/2022

Eksperti i arsimit: Ministria duhet të investojë për kualifikimin e tyre jo t’i mbajë nën presion

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për vlerësimin psiko-social fillesatar, dhe periodik të mësuesve është konsideruar si absurd nga ekspertët e arismit, duke ngritur edhe pikëpyetjen se kush do e kryejë testimin e tyre.

Eksperti i arsimit Albano Zhapaj thotë se ky lloj testimi është për të mbajtur mësuesit nënpresion. Sipas tij, një vlerësim i mësuesve bëhet gjatë kualifikimit të tyre profesional.

Lajmërimin për testimin psiko-social të mësuesve, ministrja e arsimit, Evis Kushi e bëri nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Ende nuk ka një udhëzim konkret dhe as metodologji të bërë publike se si do të bëhet vlerësimi i arsimtarëve dhe sa shpesh do jetë vlerësimi periodik.

Klan News





Huazuar nga