Ukrainasit e përlotur tregojnë se situata është vërtetë tragjike

44


23:35 03/04/2022

Numri i njerëzve që janë larguar nga vendi si pasojë e agresionit rus ka kaluar shifrën 4 milionë

Valeoii Petrovich Sorokin, 66 vjeç, nuk donte të largohej nga shtëpia e tij që ndodhej në Kharkiv. Ai vuan nga artriti. Por, një muaj pas luftës, ndërsa bombat ruse shkatërruan zonën ku ai jetontë së bashku me familjen ai u detyrua të udhëtoj në Poloni.

Valeoii: Tragjedi. Nuk do ta mendoja kurrë. Për çfarë po bëhet e gjithë kjo ? Për ambicie? Ambiciet e ‘sundimtarit’ Putin. Banesa ime u dogj për herë të parë para syve të mi. Ne pamë raketat teksa hidheshin  për në Kharkiv. Këtu secili ka humbur disa nga të afërmit. Ukraina është kthyer në gërmadhë, është shumë tragjike vërtet.

Sorokin është një nga qindra refugjatët ukrainas që prisnin për të kaluar nga Shehyni në Ukrainë në Medyka. Shumë prej tyre kishin qëndruar në qytete si Kharkiv dhe Mariupol  derisa u mbaruan furnizimet.

Tatiana Victorovna Dumskava, një mësuese shkolle, tha se priti deri më 22 Mars për t’u larguar nga Mariupol. Vetëm kur asaj dhe të shoqit i kishin mbetur një shishe ujë ajo e kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej.

Qëkur Rusia filloi agresionin më 24 Shkurt, numri i njerëzve që ikin nga Ukraina është rritur në mbi 4 milionë sipas shifrave të OKB-së. Si pasojë e luftës mijëra civilë, gra e fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse.

Klan News





Huazuar nga