Tre alternativat e Barçës për sulmin

45


08:20 03/04/2022

Barcelona është në kërkim të një bomberi për sezonin e ardhshëm, që të mund të kthehet në majë të futbollit europian. Tre janë emrat të cilët pëlqehen së tepërmi nga trajneri Ksavi Hernandez dhe presidenti Hoan Laporta.

Erling Haland është i pari në listën e prioriteteve, ndërkohë që vlerësohen edhe Robert Levandovski dhe Muhamed Salah.

Talenti norvegjez është objektiv, i disa klubeve të tjera, e për ta sjellë në “Kamp Nou” do të jetë më e vështirë dhe e kushtueshme.

Ndërkohë që vlerësohet edhe sulmuesi egjiptian, i cili nuk ka rritur një marrëveshje për rinovimin me Liverpulin, e është gati për një eksperiencë të re larg “Anfield Road”, edhe pse kontrata i përfundon në verën e 2023-it.

Alternativa e tretë është Robert Levandovski, që gjithashtu nuk po ndihet i vlerësuar që Bajenri i Mynihut nuk i ka bërë një ofertë të mirë për të vazhduar që të jetë pjesë e gjigandëve bavarezë. Kapiteni i Polonisë nuk do ta refuzonte një eksperiencë në La Liga, për më tepër me një skuadër si blaugranat.

Por që Barcelona të mund të bëjë një goditje të madhe për sulmin, duhet që ulë humbjet dhe të përmirësojë buxhetin.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga