Qëllimi i Komisionit historik Maqedoni-Bullgari është të mos ketë përzierje të figurave politike në bisedat për çështjet historike

40


Komisioni për çështje arsimore dhe historike maqedonas-bullgar është element i rëndësishëm në procesin e negociatave, sepse detyra e saj është ta mbajë debatin për çështje historike, me qëllim që politikanët, qytetarët dhe shoqëritë nuk merren me ato çështje, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët.

Osmani theksoi se konkluzioni i takimit të fundit të Komisionit në Shkup për atmosferë pozitive dhe dialog të hapur ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve, kur rreth një vit më parë ata nuk arritën kurrfarë përparimi, ndërsa takimet u zhvilluan pa përpjekje të kuptohen njëri me tjetrin, me ofendime dhe pa u dëgjuar.

“Qëllimi i komisionit nuk është të publikojë rezultate, qëllimi është që ta mbajë temën shkencore, ta elaborojë dhe të punohet në të dhe të jetë vazhdimisht konstruktiv dhe procesi politik të ketë besim në atë instrument. Mendoj se takimet e fundit kanë arritur pikërisht këtë. E shihni që ne si Qeveri nuk flasim për çështje historike, ky është qëllimi që ata të flasin. Qëllimi i parë është arritur, takohen shpesh, gjë që është gjithashtu e rëndësishme dhe këtu të dyja palët kanë besim se kanë filluar të punojnë si duhet dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen tonë”, thotë Osmani.

Ministri theksoi gjithashtu se komentet pozitive nga kryeministri bullgar Kiril Petkov nuk ndryshojnë nga ato që ai thotë sot.

“Në vitin 2019 u zgjidh çështja e përkujtimit të përbashkët të Car Samuelit, Kirilit dhe Metodit, Klimentit të Ohrit. Këto marrëveshje nuk janë publikuar, sepse ne kemi pritur në këtë proces të finalizimit të çështjeve politike për të gjetur mënyrën se kur dhe si do të publikohen tekstet, por anëtarët e Komisionit Historik nga ana jonë qëndrojnë në mbrojtje të asaj që kanë nënshkruar dhe miratuar si tekst. Momentalisht është duke u diskutuar nëse ato përmbajtje do t’u rekomandohen shkollave për tekstet shkollore dhe megjithatë ia lë Komisionit që t’i sqarojë ato detaje, shtoi Osmani.

Ai përfundoi se nevojiten mbledhje më të shpeshta të Komisionit maqedono-bullgar dhe se për momentin nuk ka dyshim tek anëtarët e tij se do të bëjnë kompromise që janë jashtë bindjeve të tyre.





Huazuar nga