Petliçkovski: Gjendja aktuale epidemiologjike në vendin tonë është shumë e mirë

39


Mbyllja e Shangait është për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Kinë. Aktualisht kemi një situatë krejtësisht të ndryshme dhe nuk mund të bëhet asnjë paralele. Nuk pritet përkeqësim i shpejtë i situatës dhe krizë e re në Maqedoni, tha për “Lokalno”, drejtori i Institutit për Imunologji dhe kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Petliçkovski informon se gjendja aktuale epidemiologjike në vendin tonë është shumë e mirë.

“Prej 7 javësh të gjithë numrat e rëndësishëm janë në rënie të vazhdueshme, si të raste të reja, të shtruarve në spitale, të sëmurëve rëndë dhe vdekjeve, ndërsa presim që kjo situatë të zgjasë të paktën deri në vjeshtë. Besoj se së shpejti do të jetë e sigurt që të shfuqizohen çertifikatat”, thotë Petliçkovski.

Sipas tij, heqja e menjëhershme e masave mund të përkeqësojë situatën epidemiologjike, për shkak të së cilës planifikohet të zbuten gradualisht masat.

“Covid-19 po rritet më së shumti në vendet që kanë zbatuar masa të rrepta kufizuese, ndërsa pak javë më parë vendosën të lehtësojnë të gjitha kufizimet. Në vendin tonë dhe në vendet ku nuk zbatoheshin masa shumë të rrepta epidemiologjike (vendet fqinje, vendet skandinave, SHBA), situata paraqitet ndryshe. Ndoshta, heqja e menjëhershme dhe e plotë e masave në fuqi në vendin tonë mund të përkeqësojë pak situatën, ndaj planifikojmë t’i zbusim gradualisht”, shpjegon doktori.

Sipas Petliçkovskit, gjendja aktuale epidemiologjike në Maqedoni dhe veçanërisht situata në shkolla lejon që maska ​​në shkolla të mos jetë e detyrueshme./Telegrafi/





Huazuar nga