Një sulm me raketa godet qytetin afër Kievit

40


18:51 03/04/2022

Ushtria ukrainase ka bërë me dije se një sulm rus me raketa ka goditur qytetin Vasylkiv, afër Kievit.

Mësohet se disa civilë u plagosën, por ende nuk janë dhënë më shumë detaje.

Sipas zyrtarëve ukrainas, i gjithë rajoni i Kievit është tani nën kontrollin e Ukrainës, pasi trupat ruse filluan të tërhiqen.

Por zonat në rajon janë ende në rrezik nga bombardimet dhe sulmet ajrore. /tvklan.al





Huazuar nga