Negociatori ukrainas: Mundësi e afërt për bisedime direkte Putin-Zelenskyy

48


09:06 03/04/2022

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskyy shumë shpejt mund të bisedojnë direkt me njëri-tjetrin për të zgjidhur konfliktin ushtarak.

Kështu ka deklaruar një negociator ukrainas, i cili tha se bisedimet kanë avancuar ndjeshëm, aq sa dy presidentët tashmë mund të flasin direkt me njëri-tjetrin.

Ai tha se bisedimet mes delegacioneve kanë përparuar, teksa Rusia kishte pranuar pothuajse të gjitha propozimet e Ukrainës, me përjashtim të Krimesë, territor që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Draft dokumentet janë në një fazë të tillë, tha negociatori ukrainas, saqë dy presidentët mund të bëjnë konsultime direkte.

Ndërsa nga Rusia nuk ka asnjë koment. Moska këmbëngul që Ukraina të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë gjithashtu pavarësinë e rajonit të Donbas ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit. /tvklan.al





Huazuar nga