Moti i keq rikthen borën

57


15:35 03/04/2022

Sinoptikanët: Prilli do jetë i lagësht

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke rikthyer reshjet e dëborës në veri dhe verilindje.

Edhe pse në Pranverë ulja e temperaturave ka bërë që në Malësinë e Shkodrës reshjet e dëborës të arrijnë deri në 10 centimetra.

Nuk kanë munguar as orteqet e dëborës, çka kanë sjellë bllokimin e rrugës në Qafë-Thore.

Reshje dëbore ka patur edhe në zonat malore të Korçës, duke vështirësuar qarkullimin në akset drejt Boboshticës dhe Dardhës.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit.

Një masiv dheu dhe gurësh kanë rënë në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Sinoptikanët thonë se moti me reshje dhe pse jo intensive të vijojë deri në 10 Prill.

“Pritet të kemi përmirësim ditën e hënë dhe të martë, e mërkura sjell reshjet dhe pse jo me intensitet të lartë, ku jo vetëm janë plotësuar kuotat mujore por janë tejkaluar, ku sistemi vranësirave ka qenë në veri-verilindje duke sjellë ndryshime në liqenin e Komanit, Fierzës dhe Vaut të Dejës”, thotë meteorologjia Lajda Porja.

Pas dy ditëve tipike dimërore, sinoptikanët parashikojnë rritje të temperaturave.

Vetëm dita e sotme dhe nesër pritet të kenë temperatura tipike të Dimrit, duke nisur nga e mërkura do të kemi temperatura 20 dhe mbi 20 gradë”.

Muaji Prill parashikohet të mbyllet i lagësht por i ngrohtë.

Tv Klan





Huazuar nga