Kamberi: Të vazhdoi lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

44


Në Luginën e Preshevës është duke votuar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Bartësi i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kërkuar angazhim për të pasur minimalisht tre deputetë shqiptarë në parlamentin serb.

“Duhet të angazhohemi që të ruajmë nivelin e përfaqësimit së paku me 3 deputet. Është më rëndësi vazhdimi i luftës politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës që po na mohohen nga të gjitha qeveritë me radhë. Nuk besoj se do të ketë një qeveri demokratike, përveç nëse rrethanat gjeopolitike që po krijohet do të ndikojnë në një proces të përshpejtimit të integrimit në BE, Serbia t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha Kamberi pasi ushtroi të drejtën e tij të votimit.

Kamberi komentoi edhe numrin e madh të serbëve të ardhur nga Kosova për të votuar në Bujanoc.

“Serbia ka orientuar, sidomos nga Anamorava të votojnë në Bujanoc. Nuk është vendimi më fatlum që të votojnë në Bujanoc”, tha ai.

Kujtojmë se partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë./Telegrafi/





Huazuar nga