Juve – Inter në derbin e Italisë

46


16:12 03/04/2022

Sfida ku pranohet vetëm fitorja

Juventus dhe Inter Milan përballen në një ndeshje që duhet fituar dhe nga rezultati i së cilës varet fati për titullin. Inter ka më shumë mundësi të mbrojë trofeun e arritur sezonin e shkuar, ndërsa Juventus po përpiqet të përfundojë kampionatin në top katërshe.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka qenë larg formës më të mirë, por ka treguar aftësinë për të arritur rezultate. Ata janë aktualisht në një seri prej 16 ndeshjesh pa humbje në kampionat.

Një fitore ndaj Inter duke i marrë edhe vendin në renditje, mund të hapte diskutimin për të arritur titullin këtë sezon. Pushimi në kampionat për shkak të ndeshjeve të kombëtareve i ka dhënë mundësi Juves të mbledhë forcat për këtë sfidë.

Lojtarëve të Simone Inzaghit u mungon ashpërsia dhe kanë shfaqur shenja lodhjeje. Një ecuri e dobët prej vetëm dy fitoresh në nëntë ndeshjet e fundit të Serisë A ka bërë që zikaltrit të dorëzojnë vendin e parë duke rënë në vendin e tretë.

Mbetet për t’u parë nëse në ndeshjet e fundit të sezonit, milanezët do të shfaqin më të mirën e tyre si një sprint final drejt titullit.

Përballja e fundit mes tyre ishte në Superkupë ku Inter u shpall fitues, historia do të rinisë aty ku u la.

Tv Klan

Të ngjashme





Huazuar nga