Gjobiten 188 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në RMV, njëri ka vozitur me 224 km/h

39


Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.04.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjobitur automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë gjobitur 188 shoferë.

“Prej tyre, 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Kështu, 91 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 97 në vend të banuar.

Nga MPB apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta./Telegrafi/





Huazuar nga