Ftohtë dhe mundësi për reshje bore e shiu

47


Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes viseve kodrinoro-malore paraqiten kushte edhe për të reshura bore, apo të përziera shiu dhe bore.

Në fillim të javës mbeten ende mundësi për reshje lokale shiu, me më shumë vranësira ditën e hënë, e intervale më të gjata me diell ditën e mërkurë.

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme shënon përmirësim, me indeks që paraqitet kryesisht në vlera të pranueshme.

Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje.  Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën. /Telegrafi/





Huazuar nga