Florian Marku mbron titullin në IBF

46


19:58 03/04/2022

Fiton me knock out teknik në raundin e katërt

Florian Marku bëri një boks mahnitës në raundin e katërt të ndeshjes ndaj kampionit të Anglisë Chris Jenkins për të ruajtur titullin ndërkombëtar të IBF në Welterweight, peshat e lehta të boksit.

Shqiptari pati mbështetje të madhe nga tifozët me flamuj kuqezi në Newcastle Utilita Arena.

Jenkins boksoi mirë në tre raundet e parë, por një goditje e fortë me të djathtën nga Marku në kokën e Jenkins solli avantazhin e shqiptarit që e kuptoi dhe rriti intensitetin e goditjeve.

Si rezultat arbitri Steve Grey u fut mes të dytë duke pezulluar ndeshjen dhe automatikisht duke shpallur Markun fitues që në ring njihet si “Albanian King”.

Florian Marku hodhi sfidën ndaj një tjetër boksieri të fortë britanik, Amir Khan.

“Unë jam ende duke mësuar, mos harroni se jam vetëm tre vjet në lojën e boksit dhe Chris fitoi titullin britanik dhe shumë njerëz e shmangin. Por dëgjoni, më jepni Amir Khan unë do ta thyej atë”.

Marku pësoi disa goditje në raundin e parë, dhe ndër të tjera edhe një përplasje aksidentale me kokën e kundërshtarit që siç duket edhe nga pamjet i shkaktoi plagë në fytyrë.

Ai shpjegoi më pas se kjo plagë mund të kishte sjellë vendimin e arbitrit për të ndërprerë ndeshjen në dëm të tij, dhe për këtë arsye sulmoi më shumë boksierin uellsian Jenkins.

Tv Klan

Të ngjashme





Huazuar nga