Ekipi i Kryqit të Kuq nuk mundet ende të arrijë në Mariupol për të evakuuar banorët

45


21:28 03/04/2022

Një ekip prej nëntë punonjësish dhe tre automjetesh nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që shpresohej të arrinte në Mariupol sot për të evakuuar banorët nga qyteti i rrethuar nuk ka mundur të arrijë atje. Ekipi, i cili u largua nga Zaporizhzhia mëngjesin e së shtunës, po kalon një natë të dytë rrugës për në këtë qytet.

Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ra dakord ditë më parë që të lejojë kalimin e sigurt nga Mariupoli, i cili ka qenë epiqendra e sulmeve më të rënda dhe vuajtjeve më të mëdha, por duket se marrëveshjet janë prishur pasi ky qytet është nën bombardime të vazhdueshme.

Rreth 100,000 civilë, më pak se një e katërta e popullsisë së qytetit të paraluftës besohet se janë bllokuar atje me pak ose aspak ushqim, ujë, karburant dhe ilaçe.

Zaporizhzhia, një qytet ende nën kontrollin e Ukrainës, është vendi ku dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga Mariupoli./tvklan.al





Huazuar nga