Ulje e lehtë e çmimeve të produkteve

49


15:37 02/04/2022

Akti Normativ për çmimet e shportës jep efektet

Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ për monitorimin e shitjes së mallrave të shportës në treg vërehet ka një ulje të lehtë të çmimeve të produkteve ushqimore.

Nëse para dy javësh një litër vaj kushtonte afro 350 Lekë, tashmë ai ka zbritur në 305 Lekë.

“Çmimet kanë ndryshuar. Po ne mundohemi të kursejmë vetë që të na duken më të ulëta çmimet. Sikur u ndalën njëçik dmth, se vaji ishte në 320 të reja, tani ka ndaluar 300, 310, 305. Të ndalojë edhe lufta”.

“Po njësoj, por nuk i kemi vënë re me 100 Lekë. Këto ditë 305 Lekë kushton vaji”

Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga Bordi i Transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve për të mos abuzuar me çmimet në treg.

Në rast të mosrespektimit të marzhit të fitimit të vendosur nga Bordi për produktet ushqimore bazë dhe produktet e tjera të lidhura me to, subjektet e tregtimit me shumicë të produkteve ushqimore do të gjobiten në masën 10 ( dhjetë) milionë Lekë.

Ndërsa subjektet tregtare me pakicë do të gjobiten me masën 2 mln Lekë.

Tv Klan





Huazuar nga