Ukraina: Rusia po përdor pengjet si mburojë, nuk kursen as fëmijët

49


19:20 02/04/2022

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për rrëmbimin e civilëve dhe përdorimin e tyre si “mburoja njerëzore” për të mbrojtur kolonat e tyre ushtarake.

Avokati i Popullit tha se ushtarët rusë po përdorin gjithashtu fëmijët si mburoja.

“Rusia gjithnjë e më shumë përdor pengjet si mburoja njerëzore. Pushtuesit mbrojnë kolonat e tyre të pajisjeve me banorët e rrëmbyer të qyteteve dhe fshatrave të pushtuara të Ukrainës. Sipas avokatit të popullit ukrainas, rusët nuk e kanë problem të fshihen as pas fëmijëve”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës./tvklan.al





Huazuar nga