Shtohen fëmijët me çrregullim të spektrit autik

52


14:30 02/04/2022

Specialistët: Prindërit dhe arsimimi, rol të rëndësishëm për këtë kategori

Vitet e fundit në vendin tonë është shtuar ndjeshëm numri i fëmijëve me çrregullim të Spektrit Autik edhe pse nuk ka shifra të sakta. Sipas Arjon Stambolliut, Terapist pranë Qendrës Rajonale të Autizmit djemtë janë më të prekur se vajzat

Terapisti Stambolliu thekson se është më mirë që evidentimi dhe terapia e çrregullimit të bëhet që në moshë të vogël.

Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e këtyre fëmijëve, ashtu sikurse shkolla apo aktivitetet e ndryshme.

2 Prilli njihet si Dita Botërore e Autizmit që është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Klan News





Huazuar nga