SBASHK-u nis kongresin pritet të zgjidhet kryetari dhe të vendoset për greva

58


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po mban kongresin e 8-të, ndërkaq, pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese si dhe të merret vendim për veprimet sindikale të paralajmëruara.

Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e rajonit e Evropës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa theksoi se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët qe kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin.

Jasharaj ftoi qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me pagën.

“Uroj që edhe ne, edhe MASHTI dhe qeveria e re të reflektoje në mënyrë që të mos shkojmë në veprime që nuk i duam, as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se duke investuar në mësimdhënësit investojnë edhe te fëmijët dhe për të ardhmen.

“Janë mësimdhënësit më meritorët për suksesin e fëmijëve.

Ajo tha se mësimdhënësit në Kosovës kanë pagë të përafërt me ata të rajonit, pak më të madhe se në Maqedoni të Veriut e pak më të vogël se ata në Shqipëri.

“Ju siguroj se si Ministri e Arsimit, në grupin punues që është duke punuar është duke punuar në draftin e Ligjit të pagave, jemi duke adresuar të gjitha padrejtësitë që ishin në ligjin e kaluar duke u munduar që të zhduken të gjitha pabarazitë”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit më tej tha se këtë vit ka rreth 14 mijë nxënës më pak se në vitin e kaluar, por tha se janë kujdesur që asnjë nga mësimdhënësit të mos mbetet pa punë.

Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera.

SBASHK-u ditë më parë ka njoftuar se sot do të vendoset për veprimet sindikale. /Telegrafi/





Huazuar nga