Rikthehet bora në juglindje – Tv Klan

50


19:30 02/04/2022

Akset kryesore janë të kalueshme

Pasditen e kësaj të shtune janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Në zonat malore të Korçës, dëbora ka shkuar mbi 10 centimetra duke vështirësuar qarkullimin në akset drejt Boboshticës dhe Dardhës. Reshje më të dobëta ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë dhe Voskopojë.

Sot është normalizuar ndërkohë qarkullimi në aksin Elbasan-Librazhd ku një ditë më parë pati bllokim për shkak të rrëshqitjes së inerteve.

Tv Klan





Huazuar nga