Rezultatet e regjistrimit janë ndryshuar, disa numra janë korrigjuar

33


Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski, nuk është i njoftuar me ndryshimet në rezultatet e regjistrimit në sferën e përkatësisë fetare.

Gjegjësisht, sipas tabelës së re për përkatësinë fetare të popullsisë në vend, ka ndryshim të numrit të ateistëve.

Kështu, nga numri fillestar prej 355 personash që u deklaruan ateistë, tani numri është 8.764.

Në këtë tabelë është “zhdukur” edhe rubrika e të krishterëve protestantë Evangjelist, ku më parë ishin regjistruar 8.764 persona.

Në mënyrë misterioze janë zhdukur nga tabela personat e regjistruar sipas përkatësisë fetare që ishin më pak se 500, janë “zhdukur” edhe personat e deklaruar si hebrenj.

“Do të kontrollojmë se për çfarë bëhet fjalë dhe të hënën do të njoftoheni, ndoshta është gabim teknik, por duhet të kontrollojmë”, tha Apostol Simovski, drejtor i ESHS-së.

Pas shpalljes së rezultateve fillestare të regjistrimit, kanë reaguar partitë politike, veçanërisht ato nga komunitetet pakicë në RMV./Telegrafi/





Huazuar nga