Pranvera shton sëmundjet alergjike – Tv Klan

48


14:10 02/04/2022

Alergologët: Të rinjtë më të prekur, por nuk mungojnë as të vegjlit

Ardhja e pranverës sjell edhe shtimin e alergjive të stinës, të cilat në ditët e para të Prillit janë disi më agresive. Alergologët listojnë disa nga simptomat kryesore.

Sipas mjekëve moshat e reja janë më të ekspozuara ndaj alergjive stinore, por nuk përjashtohen as fëmijët.

Problem mbetet marrja e medikamenteve në farmaci pa rekomandimin e mjekut, gjë që mund ta agravojë më shumë situatën te pacientët.

Mjekët apelojnë për kujdes pasi nga simptomatika e lehtë, sëmundja mund të kthehet në kronike, ndaj nuk duhet neglizhuar testi i alergjisë.

Klan News





Huazuar nga