Kovaçevski: Nëse shteti i rritë pagat në kopshte dhe shkolla aq sa kërkojnë sindikatat, do të rritet inflacioni

46


Nëse pagat e punëtorëve në kopshte dhe shkolla rriten aq sa kërkon Sindikata e Arsimit do të rritet edhe inflacioni në vend, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 gradë” në “Alsat”.

Qeveria po mendon seriozisht se sa mund të përballojë rritjen e pagave në arsim, por ky vendim duhet të merret me shumë kujdes sepse kriza ka ndryshuar shpenzimet prioritare për këtë vit në nivel qendror.

Jo vetëm për punonjësit në arsim, por edhe për punonjësit e tjerë në sektorin publik dhe në administratë, kryeministri garanton se mbështet rritjen e standardit, por tani nuk ka para për rritje të ndjeshme të pagave.

“Nëse rritim pagat aq sa kërkojnë sindikatat, kjo mund të prodhojë presion shtesë inflacioni. Ndërsa presioni shtesë i inflacionit do të thotë që pagat që do të marrin punëtorët nuk do vlejnë pas një kohe shumë të shkurtër”, tha Dimitar Kovaçevski Kryeministër.

Nëse inflacioni rritet atëherë, shtoi kryeministri, detyrimi i Bankës Popullore do të jetë që të ndërhyjë duke rritur normat e interesit.

“Që do të thotë se edhe borxhet që qytetarët i kanë në llogaritë rrjedhëse të kartave të kreditit, me rritjen e normave të interesit, do të rriten edhe detyrimet e tyre për pagesë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski Kryeministër.

Konfederata e Sindikatave të Lira, e cila përfaqëson të drejtat e të punësuarve nën ombrellën shtetërore, në të cilën është anëtar edhe SASHK-u, para disa ditësh përmes një proteste paralajmëruese thanë se nuk pranojnë më të punojnë nëse nuk u rriten denjësisht pagat.





Huazuar nga